Masar Omeragiç, pjesë e Komisionit me ndikim të "HatTrick"-ut në UEFA!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragic, është emëruar nga UEFA, si anëtar i Komisionit të "HatTrick"-ut në Shoqatën Evropiane të Futbollit.

Kreu i futbollit të Maqedonisë është i përfshirë në punën e njërit prej Komisioneve më të rëndësishme të UEFA-së, që përfshin zhvillimin e projekteve të infrastrukturës brenda shoqatave anëtare të futbollit të UEFA-së dhe programeve edukative për administratorët e futbollit.

Në një kohë të rëndësishme për futbollin në Maqedoni, veçanërisht për sa i përket infrastrukturës së futbollit, Masar Omeragiç është zgjedhur anëtar i Komisionit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao. Në takimin e parë në qytetin lituanez të Kaunasit, presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson, i cili kryeson Komisionin "HatTrick" të UEFA-së, mirëpriti presidentin Masar Omeragiç në organin e UEFA-ës, duke i dhuruar atij një dhuratë të rastit.

Pjesëmarrja e Masar Omeragiç në Komisionin që vendos për çështjet kryesore në futbollin evropian është një njohje e madhe për futbollin e Maqedonisë dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

"Dua të falënderoj Presidentin Aleksandar Çeferin dhe Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së për besimin që kanë treguar tek unë. Do të jetë një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua të përfaqësoj futbollin e Maqedonisë në Komisionin përgjegjës për projektet e infrastrukturës dhe të ndikoj në procese dhe aktivitete të shumta që lidhen me punën e shoqatave kombëtare. UEFA, nën udhëheqjen e presidentit Çeferin, investon shumë te gjithë anëtarët e saj dhe kujdeset për të. Do të jetë kënaqësi për mua të kontribuoj në këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis UEFA-së dhe shoqatave kombëtare përmes punës sime në këtë Komision."