Përfaqësuesja e Maqedonisë regjistroi një fitore minimale, por shumë domethënëse në fushën e kundërshtarit të vështirë të Kazakistanit, në kuadër të raundit të katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës. Të përzgjedhurit e trajnerit Blagoja Milevski festuan me rezultatin 1:0 në një ndeshje emocionuese dhe interesante deri në fund.

Në minutën e 33-të, Maqedonia kaloi në epërsi 1:0. Aleksandar Trajkovski shënoi golin, duke dërguar një gjuajtje të shkëlqyer në tokë dhe duke mposhtur portierin e Kazakistanit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë, pas katër ndeshjeve, është në krye të tabelës në grupin kualifikues për Kupën e Botës (KB) që do të luhet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kualifikueset e Kupës së Botës vazhdojnë në shtator. Më 7 shtator, Maqedonia pret Lihtenshtajnin. Më 10 shtator, Maqedonia sfidon ekipin kombëtar të Belgjikës në Bruksel.

Kualifikimi për Kampionatin Botëror;
Kazakistan – Maqedoni 0:1 (0:1);
Maqedonia: Stole Dimitrievski, Stefan Despotovski, Gjoko Zajkov, Visar Musliu, Darko Çurlinov (Dimitar Mitrovski), Elif Elmas (Stefan Ashkovski), Tihomir Kostadinov (Agon Elezi), Enis Bardi, Ezgjan Alioski, Bojan Miovski (Martin Ristkovski), Aleksandar Trajkovski (J.J. Atajkovski);
Trajner: Blagoja Milevski