Përfaqësuesja e Maqedonisë U-20 u mposht me rezultantin 2:0 nga kombëtarja e SHBA-s, në miqësoren e zhvilluar në Bullgari.
Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski yhvilluan ndeshje cilësore dhe të dobishme kundër një kundërshtari të fortë. Ishte një ndeshje që shërbeu si një provë e mirë dhe një mundësi për ekipin për t’u përmirësuar më tej.
Maqedonia U-20 iu kundërshtuan mirë ekipit amerikan gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por pësoi gola në kohën shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 90+2 të ndeshjes.
Maqedonia U-20 krijoi disa raste të mira për shënim, dhe rastet më të mira erdhën nga Dimitar Danev, Admir Latifi dhe Salim Arifi.
Ndeshjen e nisën: Vasil Tashovski, Zlatko Radeski, Andrej Velkov, Adis Murati, Luka Atanasovski, Dimitar Danev, Emir Shabotiq, Salim Arifi, Teo Sandev, Admir Latifi dhe Daniel Dikovski.
Në pjesën e dytë u paraqitën edhe: Stefan Jovanoski, Andrej Murxheski, Fidan Sherifi, Dimitar Martinovski, Viktor Delov, Gabriel Krstevski, Andrej Stojanovski, Mirza Hasiç, Ivan Shiriç, Gjoko Spasov, Luka Bojaxhiev dhe Shaban Memeti.





