Futbollistët e Makedonija Gj.P: mposhtën Shkupin me rezultatin 4:0 dhe shënuan fitoren e dytë radhazi në fund të kampionatit.
Ekipi i trajnerit Bobi Bozhinovski, megjithëse luante në fushën e vet, kishte statusin e mysafirit në këtë ndeshje.

Siç pritej, Makedonija Gj.P. regjistroi një fitore bindëse, edhe pse në disa momente skuadra e re e Shkupit u përpoq të kërcënonte portën e kundërshtarit.
Makedonija Gj.P kaloi në epërsi në minutën e 25-të, me Ivan Galevskin, që shënoi golin e parë. Shtatë minuta më vonë, Stevan Nikoliç ngriti epërsinë në 2:0, dhe në minutën e 39-të, i njëti futbollisti mposhti portierin e Shkupit, Sefer Musliu, për herë të dytë.

Në pjesën e dytë, shikuesit në stadiumin Gjorçe Petrov panë vetëm një gol, i cili u shënua në minutën e tretë kur Mateo Sofijanovski goditi rrjetën e kundërshtarit.

Me këto tri pikë, Makedonija Gj.P. është ngjitur përkohësisht në vendin e 10-të, dy pikë përpara Rabotniçkit, i cili do të përballet me Pelisterin në shtëpi të shtunën në një duel të drejtpërdrejtë që do të vendosë mbijetesën e tyre në ligën elitare të futbollit.






