Në xhiron e fundit të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, futbollistët e Makedonija GJ.P arritën të mposhtin ekipin e Sileksit me rezultat 4‑2 dhe me tri pikë u përshëndetën nga paraqitjet në Ligën e Parë, duke qenë se “luanët” nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në konkurrencën e Ligës së Dytë
Në stadiumin e Gjorçe Petrovit pasdite, të parët që kaluan në epërsi ishin lojtarët vendas, pasi Estupiñan me një volej mposhti Gjorgjievskin pas një topi të harkuar nga e majta.

Në minutën e 23‑të Maqedonia GJ. P shënoi edhe një gol, por pas verifikimit me VAR, u konstatua se Nikoliç ishte në pozicion jashtë loje.
Pikërisht Nikoliç në minutën e 28‑të shkaktoi penallti, pasi tërhoqi Beroviçin, dhe pas verifikimit me VAR-it u akordua penallti, ndërsa në minutën e 32‑të Mishov, realizoi saktësisht për barazimin.
Maqedonia GJ. P nisi furishëm pjesën e dytë dhe menjëherë shënoi dy gola. Pas një gabimi të lojtarëve mysafirë, Sofijanovski mori topin dhe doli i vetëm përballë portës, duke asistuar te Guerrero, i cili goditi saktë në portën e Sileksit për 2‑0.

Në minutën e 56‑të të takimit, pas një goditjeje nga këndi dhe pakujdesisë së mbrojtjes së Sileksit, topi iu drejtua Guerrero‑s, i cili arriti të shënojë për 3‑1.
Sulmet e “luanëve” vazhduan, ndërsa Estupian godet shtyllën
Në minutën e 74‑të Sileksi ngushtoi rezultatin me golin e Donovit. Konfirmimi i fitores u vendos në minutën e tretë të shtesës së gjyqtarit, kur Ajdogan shënoi nga pika e bardhë dhe kështu arriti ta “vuloste” triumfin e Maqedonia Gj.P.





