Makedonija Gj.P. me triumf të rëndësishëm kundër Rabotniçkit

Makedonija Gj.P. mposhti Rabotniçkin me rezultatin 2:1 në ndeshjen e sotme nga xhiroja e 29-të në Ligën e Parë të Futbollit. “Luanët” fituan tre pikë shumë të rëndësishme dhe mbeten në garë për mbijetesë në elitë.

Ekipi i Makedonija Gj.P. kaloi në epërsi pas aksionit të parë të rrezikshëm në minutën e dytë. Pas krosimit, Kabarkas goditi me kokë dhe tundi rrjetën e Rabotniçkit. Në minutën e 14-të, Suhelj Muharem pati një rast të shkëlqyer për të barazuar, por gjuajti në mënyrë të pasaktë. Në minutën e 22-të, Lazareviç goditi traversën e portës së Rabotniçkit nga goditja këndore.

Një minutë më vonë, edhe Sofijanoski goditi shtyllën me kokë. Rastet vazhduan nga të dyja palët, deri në minutën e 63-të, kur Xhangarovski, pas një solo depërtimi të shkëlqyer, arriti të shënonte golin e dytë për Maqedoninë Gj.P.

Pesë minuta më vonë, Suhelj Muharem arriti ta ngushtonte diferencën në 2-1 me një gjuajtje të saktë nga afër. Manojlov pati një shans për të barazuar në minutën e 78-të, por dështoi.

Makedonija Gj.P mbetet e parafundit, por tani me 27 pikë, pra vetëm një pikë më pak se Rabotniçki, dhe dy me pak se Pelisteri, i cili është i pari mbi vijën e finishit për një vend në play-off. Kanë mbetur edhe katër raunde, dhe në raundin tjetër ekipi nga Gjorçe Petrovi do të vizitojë Shkupin, ndërsa Rabotniçkin e pret një duel i drejtpërdrejtë pwr mbijetesë kundër Pelisterit.