Kombëtarja maqedonase e futsalit i hapi me fitore ndeshjet miqësore kundër ekipit kombëtar austriak, të cilat po zhvillohen në sallën “26 Prilli” në Gjevgjeli.
Ekipi i trajnerit Gazmend Hysejini, pavarësisht epërsisë 3:0 të kundërshtarit, në fund arriti ta përmbysë ndeshjen dhe të triumfojë 5:3.
Në minutën e 4-të, mysafirët kaluan në epërsi 1:0 me anë të Abdul Jazici, dhe i njëjti lojtar në minutën e 12-të i dha Austrisë epërsinë 2:0. Goli i tretë për kundërshtarin tonë u shënua në minutën e 14-të, dhe shënuesi ishte Vahid Muharemovic.
Në fund të pjesës së parë, Sedat Ziberi e uli rezultatin në 3:1, dhe pas dy minutash lojë në pjesën e dytë, Taulant Ismaili njoftoi kthesën për kombëtaren maqedonase.
Në minutën e 28-të, Ivan Krstevski barazoi rezultatin, ndërsa goli i Toni Kirevskit në minutën e 31-të i dha Maqedonisë epërsinë 4:3.
Në minutat e fundit, austriakët po përpiqeshin me çdo kusht të barazonin rezultatin dhe në minutat e fundit luajtën pa portier. Portieri ynë Antonio Petrevski e shfrytëzoi këtë dhe në minutën e 38-të shënoi golin e pestë për Maqedoninë, duke konfirmuar triumfin në këtë duel.
Ndeshja e dytë kontrolluese do të luhet nesër, gjithashtu në sallën “26 Prilli” në Gjevgjeli, me fillim në orën 18:00.





