Maleski: Ta nisim me fitore raundin e tretë të kampionatit

Struga Trim Lum nuk e nisi pjesën pranverore të sezonit në mënyrën më të mirë, por skuadra beson se mund të nisë mirë në raundin e tretë të kampionatit dhe të merr hovin e duhur që të përfhsihet në garën për titull.

Hristijan Maleski, sulmuesi i cili ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asiste në 22 ndeshje deri më tani, beson se Struga TL do të arrijë triumfin në duelin me Makedonija Gj.P.

"Patëm një krizë të vogël në fillim të sezonit pranveror. Mendoj se fitorja kundër Shkupit erdhi pikërisht në kohën e duhur dhe besoj se ndeshja e sotme kundër Makedonija GP është një mundësi e mirë për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për të mbetur pjesë e treshes që do të luftojë për titullin e kampionatit deri në fund", tha Hristijan Maleski.

"Mund të premtoj se në ndeshjen e sotme do të jap maksimumin tim që skuadra të fitojë përsëri. Ne përpiqemi gjithmonë ta bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se kjo do të na sjellë tre pikë të tjera", tha sulmuesi i Struga Trim Lum.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P do të luhet në stadiumin në Strugë, duke filluar nga ora 12:00.