Kampionati i futbollit vendor po hyn në fazën e tretë dhe të fundit të seyonit. Java e 23-të fillon sot, dhe në program është ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj. P.
Dy ekipe diametralisht të kundërta, të cilat kanë prioritete krejtësisht të ndryshme. Struga TL është një ekip që synon sa më lart të jetë e mundur, dhe Makedonija Gj.P dëshiron të fitojë pikë të mjaftueshme deri në fund të kampionatit për të pasur një përfundim të qetë dhe për të shmangur pozicionet që të çojnë në një renditje më të ulët.
Mysafirët arrijnë në Strugë me ambicien për të mos humbur.
"Në fillim të raundit të tretë kemi tre ndeshje të vështira, por besojmë se mund të marrim pikë. Sa i përket kundërshtarit të sotëm, është një ekip cilësor dhe nuk presim një ndeshje të vështirë. Megjithatë, ne kemi treguar këtë periudhë se dimë dhe mund të luajmë më mirë se kundërshtarët cilësorë, dhe kjo do të jetë edhe sot. Ne besojmë në performancën tonë të mirë që do të na sjellë një rezultat pozitiv" - thotë Mateo Sofijanoski.
"Struga TL nuk është një enigmë për ne. Përkundrazi, ne jemi mjaftueshëm të njohur me cilësitë e tyre, por edhe me mangësitë që ka çdo ekip, kështu që do të përpiqemi t'i shfrytëzojmë ato. Sa i përket ekipit tonë, sigurisht që duhet të korrigjojmë disa anomali në lojën tonë në lidhje me ndeshjen kundër Bashkimit, të cilën duhet të përmend se e luajtëm jo të kompletuar, kishjim mungesa" - shton lojtari i kombëtares së të rinjve të Maqedonisë, Mateo Sofijanoski.





