Malić Beluli: Ne duam fitoren,tifozët na japin një motiv të fortë

Pas barazimit kundër kampionit aktual Shkëndijës në Tetovë, skuadra e Arsimit kërkon fitoren e parë në shtëpi. Këtë herë kundër ekipit cilësor të Sileksit, në një ndeshje që do të luhet në kuadër të raundit të 4-të të Ligës së Parë.

Një nga mesfushorët më të spikatur të Arsimit, Malić Beluli, flet me respekt, por edhe me optimizëm, për duelin e ardhshëm.

"Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari cilësor si Sileksi. E dimë që do të jetë një sfidë e madhe, por ekipi ynë ka punuar me përkushtim në periudhën e kaluar dhe jemi shumë të motivuar për të dhënë më të mirën në fushë."

Belluli thekson më tej se ekipi mbështetet në përkrahja e fortë e tifozëve besnik:

"Është e rëndësishme për ne të tregojmë lojë të disiplinuar dhe të luftojmë deri në fishkëllimën e fundit për një rezultat pozitiv. U bëjmë thirrje tifozëve të jenë me ne, sepse së bashku me ta besojmë se mund t'i arrijmë qëllimet tona dhe ta përfundojmë këtë fazë me një rezultat pozitiv."

Ndeshja Arsimi - Sileks do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke filluar nga ora 16:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV 3.