Ishte më e vështirë se sa pritej, por këtë pasdite, në një fushë neutrale në Strumicë, në kuadër të raundit të 4-të të Ligës së Parë MFL, skuadra e Vardarit e mposhti Shkupin me rezultatin përfundimtar 4:2.
Pesë nga gjashtë golat u shënuan në pjesën e parë, e cila ishte një nga më emocionueset e kohëve të fundit në kampionatin vendas.
Ndeshja nisi tronditëse, në sekondën e 9-të, Muharemi shfrytëzoi pasigurinë në mbrojtjen e Vardarit, dhe pas ndërhyrjes së Matić, topi përfundoi në rrjetë për epërsinë e Shkupit.

Vardari u rikthye shpejt në lojë dhe me anë të Dimitar Danevit, i cili shënoi me kokë pas një asisti nga Mihail Manevski, barazoi në 1:1 në minutën e 16-të.
Kthimi i plotë i rezultatit ndodhi në minutën e 36-të, kur Azer Omeragiç shënoi për 2:1, por Shkupi e riktheu përsëri barazpeshën në rezultat. Pas një pasigurie të re në mbrojtjen e Vardarit, Destani arriti të shënonte për 2:2.
Megjithatë, Vardari mbylli pjesën e parë me avantazh. Aksioni i Kastaneda-s dhe Manevskit përfundoi me një gjuajtje precize me kokë nga Zakarić për 3:2.

Në pjesën e dytë, Vardari dominoi plotësisht, duke krijuar disa raste, dhe rezultatin përfundimtar 4:2 e vendosi Edis Spahiu, i cili në momentet e fundit shënoi nga një përpjekje e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë të Vardarit.





