Turneu ndërkombëtar i zhvillimit për kombëtaret nën 15 vjeç

Federata e Futbollit të Maqedonisë në Strumicë është organizatore dhe do të jetë nikoqire e një turneu zhvillimor për ekipet kombëtare nën 15 vjeç, në të cilin do të marrë pjesë ekipi kombëtar i Maqedonisë, i përbërë nga lojtarë të gjeneratës 2012.

Turneu është një mundësi e shkëlqyer për lojtarët e rinj të ekipit kombëtar për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të garuar me ekipe kombëtare cilësore. Maqedonia do të zhvillojë 3 ndeshje: më 21 gusht, Maqedoni - Bosnja e Hercegovinë, 23 gusht, Maqedoni - Estoni dhe më 26 gusht, Maqedoni - Ukrainë. 

Trajneri i kombëtares sonë U-15, Goran Georgievski, për ndeshjet do të llogarisë në lojtarët: Davor Grabullovski, Artan Ramadani, Stefabn Petkovski, Kalin Arsovski, Maksim Meçkarovski, Marko Martinovski, Leis Fakiq, Amir Baftjari, Angel Simonovski, Gabriel Fudarski Mitev, Stefan Shillkovski, Ognen Bozhi novski, stefan Drndarovski, Leon Ristov, Nenda Jovanoviq, Hari Papiq, Xhemal Alili, Adem Vukelj, Anik Isufi, Orges Elezi, Ubejt Muadini, Viktor Grdanoski.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Strumicë.