Është përcaktuar orari dhe çiftet e garimit nga 1/16 e finales në Kupën e Maqedonisë për sezonin 2026/27, sipas renditjes së ekipeve në sezonin garues 2025/26Në këtë fazë do të zhvillohen 15 ndeshje, ndërsa Sileksi, si fitues i Kupës së Maqedonisë për sezonin 2025/26, është i lirë në finalet e 1/16 dhe do të garojë drejtpërdrejt në 1/8 e finales..
Dyshet - 1/16 E FINALES:
Ovçe Pole (Sveti Nikollë) – Vardari
Pobeda (Valandovë) – Strugë Trim Lum
Kroshu Sport (Manastir) – Tikveshi 1930
Mogila 2023 – Arsimi 1973
BVK Konjari – Bashkimi 1947
Studeniçani – Pelisteri
Venec (Negotinë) – AP Brera Strumicë
Vlaznimi Junior – Makedonija Gj.P. 1932
Vardari (Negotinë) – Rabotniçki
Kamenica Sasa – Shkupi 1927
Teteksi 1953 – Bregalnicë 2008
Kozhuf (Gjevgjeli) – Skopje
Detonit Plaçkovica – Shkëndija 77 Haraçinë
Novaci 2005 – Ohrid Lihnidos
Osogovë – Bellasicë
I lirë në 1/16 e finales: Sileksi
Ndeshjet e 1/16-ës së finales do të luhen më 1 ose 2 shtator 2026. Përjashtim bëjnë ndeshjet Kroshu Sport (Manastir)– Tikveshi dhe Mogilla – Arsimi 1932, të cilat do të luhen më 24 shtator, për shkak të pjesëmarrjes së ekipit nga Manastirit në kualifikueset e Kupës Rajonale UEFA në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ekipet pritëse do të jenë në gjendje të organizojnë ndeshje në stadiume që janë të miratuara për tu zhvilluar në Ligën e Dytë.
Sipas Propozimeve për Garën e Kupës së FFM-së për sezonin 2026/27, deri në finalen e Kupës së Maqedonisë do të luhet vetëm një ndeshje, d.m.th. nuk do të ketë ndeshje të kthimit. Nëse ndeshja përfundon me barazim, pas përfundimit të 90 minutave të rregullta, do të ekzekutohen menjëherë penalltitë, derisa të përcaktohet fituesi.
Shorti për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë do të realizohet në përputhje me Propozimet për Garën e Kupës për sezonin 2026/27.





