Muharremi: Punuam shumë për këtë ndeshje

Ndeshja midis Shkupit dhe Shkendisë do të përmbyllë xhiron e 13-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Kapiteni i Shkupit, Suhel Muharemi, beson se skuadra ka punuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe është e gatshme të japë më të mirën në fushë, megjithëse është i vetëdijshëm se skuadra e Tetovës është favorite absolute.

Muharemi beson se ndeshja kundër Shkendisë do të jetë spektakolare, pasi pritet të marrin pjesë tifozë nga të dy klubet.

"Derbi Shkupi – Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje e madhe për klubet, por është një duel vëllazëror, një duel me shumë emocione dhe respekt midis nesh. Prania e “shfercerëve” na jep forcë shtesë, sepse ata kanë qenë gjithmonë shpirti i ekipit dhe nuk na kanë munguar kurrë. Do të hyjmë në fushë me zemër, disiplinë dhe përkushtim, duke luftuar deri në sekondën e fundit", tha kapiteni i Shkupit, Suhel Muharemi.

Ndeshja Shkupi – Shkendija do të luhet në stadiumin e Strugës, duke filluar nga ora 13:00.