Nuk ka pushim për Shkëndijën, vazhdon gara për kryesim kundër Shkupit

Ekipi i Shkëndijës luan ndeshjen e mbetur kundër Shkupit në kuadër të xhiros së 12-të. Edhe në momentet kur ka pushim, dhe kur ekipi i Tetovës ofron disa lojtarë të përfaqësueset (Ramadani, Cake, Gaye), ata prapë vendosën ta luajnë këtë ndeshje. Edhe pse pa lojtarët nga reprezentacionet , "kuqezinjtë" e Tetovës konsiderohen favoritë të mëdhenjë kundër ekipit të vendit të fundit në tabelë.

Megjithatë, nga kampi i kampionëve aktualë nuk dëshirojnë ta nënvlerësojë rivalin e tyre. Ata thonë se ata që do të dalin në fushë në Strugë do të japin maksimumin për të fituar tre pikët.

  1. "Kur të gjithë pushojnë, ne duhet të luajmë. Por kur mendojmë pse duhet të luajmë këtë fundjavë, është e qartë se Shkëndija solli futbollin evropian në Maqedoni këtë vit dhe i bëri të gjithë tifozët krenarë. Atmosfera në ekip është e mirë, ne hyjmë në ndeshje pas një rezultati pozitiv në Evropë kundër Jagiellonisë dhe një triumfi bindës kundër Makedonija Gj.P që na dha besim shtesë. Po përgatitemi siç bëjmë për çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit. E dimë që Shkupi ka probleme këtë sezon, por duhet të respektojmë çdo kundërshtar dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë. Ne e respektojmë rivalin tonë dhe do të shkojmë për fitore, për të vazhduar rrugën tonë në kampionat dhe në fund të jemi në krye të rënditjes ", tha lojtari i ri i Shkëndijës , Lorik Jakupi.