FC Shkupi vazhdon kërkimin për fitoren e parë të sezonit. Humbja në Kumanovë kundër Bashkimit është lënë anësh dhe tani vëmendja është te sfida me Struga Trim Lum.
Sipas marrëveshjes, FC Shkupi do të luajë në fushën e Struga Trim Lum, si vendas, por Neshat Murati beson se të gjithë lojtarët e ekipit nga Çairi do të japin maksimumin.
"Struga është një ekip i fortë. Ne jemi vendas, por prapëseprapë vendosëm të luajmë në Strugë. Kjo do të jetë një avantazh për ta, por ne do të japim maksimumin. Kemi respekt për ekipin e Strugës dhe e kemi analizuar mirë në të gjitha aspektet. Qëllimi ynë nuk është të dalim nga kjo ndeshje të mundur. Një fitore e mundshme do të thoshte shumë për ne si ekip. Kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe, por mund të them lirisht se na mungoi fati në shumë ndeshje. Shpresojmë të kthehemi në Çair të pamposhtur", tha mes tjerash, Neshat Murati.
Ndeshja midis Shkupit dhe Struga Trim Lum do të luhet në stadiumin e Strugës, në orën 13:30.





