Najdovski: Me përqendrim maksimal dhe pjekuri taktike për të marrë pikët kundër Shkëndijës

Sot fnis java e 28-të e kampionatit vendor. Pasditen e sotme në Kavadar është planifikuar një duel derbi, në të cilin Tikveshi do të luajë kundër ekipit të Shkëndijës.

Jo vetëm sepse skuadra mysafire është kampione aktual, por kjo është një ndeshje derbi sepse skuadra nikoqire tregoi një nivel të lakmueshëm të kualitetit këtë pranverë, aftësinë për të fituar pikë dhe aftësinë për t'u transformuar nga një konkurrent për rënie nga kategoria në një rang më të ulët, e deri te një skuadër që luan mirë, por absolutisht kundër secilit.

Kjo është arsyeja pse Tikveshi planifikon të jap maksimumin për të arritur një rezultat të ri të mirë, një vazhdim të serisë poyitive, posaqrisht pas fitores së shkëlqyer 1:2 në Strugë kundër Struga Trim Lumit.

"Zhvilluam një ndeshje vërtet të mirë në Strugë, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Këto tri pikë kanë shumë rëndësi për ne dhe janë vendimtare në këtë moment. Atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe ne vazhdojmë me energji pozitive përpara", thotë Nikola Najdovski .

"Ndeshjen e mëparshme me Shkëndijën e nisëm mirë, shënuam të parët dhe kishim kontrollin në pjesën e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë pati një rënie të përqendrimit dhe ndeshja nuk shkoi siç donim, kështu që kundërshtari dinte ta shfrytëzonte atë moment. Pres një ndeshje interesante dhe emocionuese, me shumë dinamikë dhe luftë, e cila do të jetë tërheqëse për t’u parë" - thotë lojtari standard i ekipit të parë të Tikveshit.

“Ne e respektojmë Shkëndijën, ata janë një kundërshtar cilësor, por nëse jemi maksimalisht të përqendruar dhe i përmbushim planet tona taktike në tërësi, besoj se mund të marrim pikë”, tha në fund Najdovski.