Norvegjia fitoi ndeshjen kundër Maqedonisë

Në ndeshjen e parë të turneut kualifikues elitar për futbollin e vajzave nën 19 vjeç që zhvillohet në Skoci, kombëtarja e Norvegjisë mposhti Maqedoninë me rezultatin 3:0.

Një nga favoritët për të fituar vendin e parë shënoi golin e parë në minutën e tetë, dhe golashënuesja ishte Xhuli Stan.

Pas tre minutash lojë në pjesën e dytë, Ina Raum Andreasen e çoi epërsinë në 2:0, dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Ana Malmin me një gol të shënuar në minutën e 58-të.

Skuadra e re e udhëhequr nga trajneri Kiril Izov luajti një ndeshje cilësore, por norvegjezet në fund e justifikuan rolin e tyre si favoritë dhe konfirmuan se me të drejtë janë ndër kandidatët më seriozë për t'u kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian U-19.

 

MAQEDONIA: Komnenova, Dodevska, Krsteva (66′ Dimçova), Ristevska, Borizoska, Emini, Trendova, Nakova, Kolovska, Mitkovska (80′ Nastova), Popeski (73′ Simjanova).

PËRZGJEDHËSI: Kiril Izov