Maqedonia kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 29 maj në Sarajevë

Maqedonia kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 29 maj në Sarajevë

Përfaqësuesja A e Maqedonisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër ekipit kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës më 29 maj 2026.

Dueli do të luhet në Sarajevë, në stadiumin “Asim Ferhatoviç Hase”.

Ora e saktë e fillimit të garës do të përcaktohet më vonë.

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka siguruar një vend në Kupën e Botës 2026, gjë që i jep peshë dhe cilësi shtesë kësaj ndeshjeje testuese brenda orarit zyrtar të FIFA-s.