Në lidhje me ndeshjen e sotme të xhiros së 19-të të Ligës së Parë të Maqedonisë (MFL) ndërmjet KF Vardar dhe KF Bashkimi, në minutën e 87-të iu dha karton i kuq direkt lojtarit me numër 3 të ekipit mysafir, për shkak të pështyrjes ndaj gjyqtarit.
Gjyqtari kryesor ndodhej në një distancë prej rreth një metri nga ngjarja, e vërejti qartë pështyrjen dhe pa asnjë hezitim tregoi me të drejtë kartonin e kuq direkt. Kjo sjellje skajshmërisht josportive u konfirmua gjithashtu edhe nga gjyqtarët e VAR-it, bazuar në provë të qartë video nga momenti i incidentit
Më pas, personi zyrtar i përjashtuar më herët nga stoli i KF Bashkimi hyri në mënyrë të palejuar në fushën e lojës, duke provokuar dhe duke nisur një konfrontim me lojtarin aktiv të KF Vardarit Boban Nikollov. Kjo sjellje është skajshmërisht josportive dhe e papranueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se personi ishte përjashtuar që në pjesën e parë dhe në asnjë rast nuk duhej të hynte në fushën e lojës
Shkaku i konfrontimit dhe i përjashtimeve rrjedh direkt nga sjellja e palejuar e lojtarit me numër 3, i cili pështyu ndaj gjyqtarit, si dhe nga hyrja e palejuar në fushë e personit zyrtar të përjashtuar, i cili nisi konfrontimin me lojtarin e KF Vardarit, Boban Nikollov, i cili më pas me të drejtë u sanksionua disiplinarisht me karton të verdhë
Njëkohësisht, si shkas të informimit të plotë dhe transparencës, një përfaqësues i KF Bashkimi mundet në çdo kohë ta vizitojë Qendrën VAR të FFM-së, të shqyrtojë materialin video dhe të dëgjojë komunikimin e plotë ndërmjet gjyqtarit kryesor dhe lojtarit të përjashtuar, si dhe komunikimin ndërmjet gjyqtarëve
Njëkohësisht, informojmë se ndeshja, për shkak të kohës së humbur, u vazhdua për 10 minuta, ndërsa gjyqtari kryesor e përfundoi ndeshjen pas përfundimit të kohës shtesë. Koha shtesë e shfaqur prej +18 minutash në ekranet televizive përbën një gabim teknik të produksionit





