Futbollistët e Strugës patën një fillim dominues në duelin kundër Pelisterit në transfertë në Manastir, por presingu i ashpër që e demonstruan në start, teksa topi ishte në posedim të kundërshtarit, nuk u konkretizua me raste shënimi
Përkundrazi, publiku e ngreh atmosferën për herë të parë në minutën e 16‑të, kur në një kundërsulm nga krahu i djathtë Pelisteri mund të ishte i rrezikshëm, por topi nuk arriti te Serbijanac që ishte lirë në anën e kundërt, ndërsa në anën tjetër Spirovski u përpoq pa sukses të gjuajë në zonën kundërshtare mbrenda zonës së rreptësisë
Pasuan minutat kur, falë depërtimeve të rrezikshme të Ilievskit nga krahu i djathtë, Struga erdhi disa herë në pozita shënimi. Në minutën e 27‑të, Compaoré u shërbye në mënyrë ideale, por gjuajti mbi portë, ndërsa në minutën e 30‑të, pas një aksioni pothuajse identik, Radeski mori topin, por Jovçevski reagoi me një ndërhyrje të sigurt
Goli për epërsinë e Strugës erdhi në sulmin pasues, kur Compaore e shërbeu Voshën, i cili gjuajti me të parën drejt portierit të Pelisterit, pas çka topi i devijuar u kthye sërish te ai dhe kësaj radhe e dërgoi në rrjetë. Deri në fund të pjesës së parë, Compaoré krijoi edhe një asist tjetër, duke e shërbyer Radeskin, por Nemanja Zdravkoviq e pengoi në goditje
Të njëjtët dy futbollistë e nisën iniciativën e Strugës në pjesën e dytë, por nuk arritën të realizojnë një aksion efektiv falë reagimit në kohë të mbrojtjes. Pasuan momente kur ekipi nga Manastiri dominoi në aspektin fizik, kështu që Struga kishte vetëm kundërsulme: Bojan Ilievski nga krahu i djathtë pati një depërtim të mirë, por krosimi i tij u neutralizua nga Jovçevski, i cili në minutën e 64‑të ishte sërish në vendin e duhur edhe pas topit të kthyer nga goditja e këndit e Hamzës

Pasi trajneri i Strugës, Blendi Shkëmbi, filloi me zëvendësimet (dolën Compaoré dhe Vosha) dhe shpresonte për një përfundim të qetë të ndeshjes, Pelisteri u inkurajua dhe nisi të ushtrojë presionin. Një pasim i kthyer drejt portierit Angeleti u ndërpre nga Luka Bulatoviq, i cili e dërgoi topin në rrjetën e zbrazët
Struga u përpoq të reagojë përmes të sapofuturit Maleski, i cili në minutën e 81‑të gjuajti me kokë mbi portë, ndërsa në minutën e 88‑të doli i vetëm në kundërsulm, por gjuajti përgjatë tokës drejt e në këmbët e Jovçevskit
Ekipi nga Manastiri vazhdoi me iniciativën, por përveç depërtimit të Spirovskit në zonën e rreptësisë nga krahu i majtë në minutën e 84‑të, i cili në fund u mbyll me një goditje këndi, nuk krijoi ndonjë rast tjetër të ndërtuar për gol
Në fushën e rrëshqitshme, shumica e futbollistëve e humbnin ekuilibrin, por pamja përfundimtare është se Struga humbi mundësinë të krijojë një epërsi më bindëse në pjesën e parë, si dhe se Jovçevski sot ishte heroi i Pelisterit në sigurimin e këtij barazimi jashtëzakonisht të rëndësishëm ndaj favoritit





