Vendimi i Komitetit Disiplinor për ndeshjen KF Skopje – KF Tikvesh (Super Liga e të Rinjve)

Komisioni Disiplinor në seancën e sotme mori vendim në lidhje me ndeshjen midis KF Skopje dhe KF Tikveshi, e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të të Superligës të të Rinjve.

Për shkak të paraqitjes së papërshtatshme, ose paraqitjes me të dhëna të rreme dhe përdorimit të kartave të identifikimit të rreme nga disa lojtarë të KF Tikvesh, klubi do të gjobitet me 1,000 euro dhe do ti merren tri (-3) pikë, ekipit të të rinjve.

Njëkohësisht, përfaqësuesi i KF Tikvesh në ndeshje, Trajçe Dimitriev, dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit zyrtar për një periudhë prej 18 muajsh.