Vendimet e Komitetit Disiplinor pran FFM-së

– Ndaj KF Vardarit iniciohen procedura disiplinore për shkak të festimeve të papërshtatshme, nënçmuese, diskriminuese dhe degraduese nga lojtarët e klubit;

– KF Pelister është gjobitur me 2,500 euro për përdorim të mjeteve piroteknike në ndeshjen e raundit të 26-të midis KF Pelisteri dhe KF Vardari.

– KF Vardari është gjobitur me 1.000 euro për përdorim të mjeteve piroteknike në ndeshjen e raundit të 26-të midis KF Pelisterit dhe KF Vardarit.

– KF Shkendija gjobitet me 5,000 euro për thirrje fyese ndaj FFM-së dhe thirrje me përmbajtje nacionaliste në ndeshjen e raundit të 31-të midis KF Shkëndijës dhe KF Struga Trim Lum.

– KF Vardari është gjobitur me 2.500 euro për përdorim të mjeteve piroteknike në ndeshjen e raundit të 31-të midis KF Vardarit dhe KF Sileksit.

– Shkëndija e Haraçinës gjobitet me 1,000 euro për përdorimin e piroteknikës dhe hyrjen e presidentit të klubit në fushën e lojës në ndeshjen e raundit të 28-të midis FK Bregalnica 2008 dhe Shkëndija e Haraçinës.

– Osogova e Koçanit është gjobitur me 300 euro për përdorim të mjeteve piroteknike në ndeshjen e raundit të 24-të midis FK Osogovës dhe Shkendijës së Haraçinës.

– KF Detonit Plačkovica është gjobitur me 150 euro për hedhjen e një shisheje uji në fushë gjatë ndeshjes së raundit të 25-të midis KF Detonit Plaçkovica dhe KF Bregalnica 2008.

– KF Kamenica Sasa është gjobitur me 150 euro për hedhjen e një shisheje uji në fushë gjatë ndeshjes së raundit të 24-të midis KF Kamenica Sasa dhe KF Ohrit Lihnidos.

– Lojtari i KF Shkëdijës, Imran Fetai, është gjobitur me 500 euro për sjellje të pahijshme, përkatësisht thyerjen e një dere pas ndeshjes së xhiros së 30-të midis KF Sileks dhe KF Shkëndijës.

Shefi i stafit trajner të KF Shkçndija, Jeton Beqiri, është gjobitur me 500 euro për sjellje të pahijshme, përkatësisht sulm verbal ndaj anëtarëve të Ministrisë së Brendshme pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 30-të midis KF Sileks dhe KF Shkëndija.

– FK Bregalnica 2008 është gjobitur me 5,000 euro për shkak të organizimit të dobët, pranisë së personelit jozyrtar dhe numrit të paautorizuar të rojeve të sigurisë në ndeshjen e raundit të 28-të midis FK Bregalnica 2008 dhe Shkëndija Haraçinë.

–KF Tikveshi 1930 është gjobitur me 5,000 euro për shfaqjen e një banderole me përmbajtje fyese ndaj FFM-së në ndeshjen e raundit të 30-të midis KF Tikvesh 1930 dhe FK Arsimi 1973.

.– KF Tikvesh 1930 gjobitet me 5,000 euro për përdorim piroteknikash dhe të shtënash me top, si dhe për pengim të kameramanit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes së raundit të 30-të midis KF Tikvesh 1930 dhe KF Arsimi 1973.