Përfaqësuesja e Maqedonisë U-14 luajti baraz kundër Maltës

Në ndeshjen e dytë miqësore kundër Maltës, përfaësuesja e Maqedonisë U-14 u ndal në barazim pasi që të dyja ekipet shënuan nga tre gola secila, në tetëdhjetë minuta lojë.

Ekipi i trajnerit Goran Georgievski kaloi në epërsi në minutën e dhjetë, dhe Dushan Petrov shënoi golin e parë.

Në minutën e 39-të, Petrov shënoi përsëri për Maltën, këtë herë me një goditje penalltie të ekzekutuar me saktësi.

Në fund të pjesës së parë, mysafirët arritën të shënonin një gol me anë të Noah Muskat.

Pas vetëm dy minutash lojë në pjesën e dytë, Stefan Petkovski e çoi epërsinë në 3:1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, trajneri Georgievski vendosi t’u jepte një shans të gjithë lojtarëve që kishte në dispozicion, dhe mysafirët e shfrytëzuan këtë, duke marrë iniciativën dhe duke arritur në fund të barazojnë rezultatin.

Në minutën e 75-të, Alex Zammit e zvogëloi rezultatin në 3:2, dhe vetëm tre minuta më vonë i njëjti lojtar arriti të shënonte përsëri.

Malta mund të kishte fituar, por në disa situata portieri I Maqedonisë U-14, Ognen Bozhinovski reagoi shkëlqyeshëm dhe shpëtoi portën e tij me ndërhyrje të mrekullueshme.

 

MAQEDONIA – MALTA 3:3 (3:1)

Terreni në Qendrën e Trajnimit "Petar Milloshevski"

Golashënuesit: Dushan Petrov 10, 39, Stefan Petkovski 42 – Noah Muskat 40, Aleks Zamit 75, 78

MAQEDONIA: 12. Ognen Bozhinovski, 3. Stefan Petkovski (26. Viktor Grdanoski 88), 4. Kamin Arsovski (10. Gabriel Fudarski Mitev 51), 5. Maksim Meçkarovski (13. Stefan Drndarovski 60), 6. Dushan Petrov (25. Bamirijki15 Dr. Afan Jonuzi 30), 14. Stefan Ristov (20. Diar Muharem Isaki 71), 15. Nenad Jovanoviç (2. Damjan Todorovski 66), 17. Kalin Karakas (7. Leis Fakiç 46), 18. Adem Vukelj (9. Angel Simonovski 40), (23 Xhemail Alili 72) 21 Ubeit Muadini (24. Omer Ademoviç 55)