Në seancën e sotme të Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u shpallën dënimet për lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e stafit trajner të pezulluar të klubeve nga Liga e Parë dhe e Dytë e Futbollit të Maqedonisë. Gjithashtu u morën vendimet e mëposhtme:
– Ndaj KF Shkendijës për ndeshjen e raundit të 20-të midis KF Shkendijës dhe KF Pelisterit po iniciohet procedurë disiplinore për shkak të organizimit të dobët. Gjatë ndeshjes, në fushë nga tifozët vendas u hodhën monedha, çakmakë dhe shishe plastike. Gjyqtari i katërt u godit me një çakmak dhe monedha, si dhe një skalper, i cili ra pranë tij.
Pas ndeshjes, kur katër gjyqtarët u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndaj tyre u hodhën përsëri sende. Gjithashtu, një person jozyrtar hyri në fushë dhe i sulmoi verbalisht gjyqtarët. Pasi katër gjyqtarët hynë në dhomat zyrtare, i njëjti person i ndoqi, i ofendoi dhe u përpoq të përleshej fizikisht me ta.
– Baže Ilijoski, trajner i FK Makedonija G.P., dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës për një periudhë njëmujore.
– Dejan Leskaroski, trajner i KF Struga Trim Lum, dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës për një periudhë njëmujore.
– Filip Todoroski, lojtar i FK Kozuf, ndëshkohet me dy ndeshje moslojë.
– Martin Bogdanoski, lojtar i FK Novaci, ndëshkohet me dy ndeshje moslojë.





