Në seancën e sotme të Komitetit Disiplinor të FFM-së, u morën këto vendime:
KF Vardari gjobitet me 5,000 euro për hedhjen e çakmakëve në ndeshjen e javës së 21-të kundër KF Shkëndija.
KF Shkëndija gjobitet me 5,000 euro për hedhjen e çakmakëve në ndeshjen e javës së 22-të kundër AP Brera.
Dejan Siljanoski, lojtar i KF Detonit Plaçkovica, është pezulluar me 2 ndeshje.
Isuf Bajrami, administratori i KF Shkëndija e Haraçinë, dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për një muaj.
Marjan Risteski - President i LFK Kërçovë dënohet me ndalim për të ushtruar funksion në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Xhevdet Dalipi - Nënkryetar i LFK Kërçovë dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës për një periudhë prej 2 vitesh.




