Shkendija është gjysmëfinalistja e fundit në Kupën e Maqedonisë, pasi eliminoi Struga Trim në penallti (6-7). Ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt, dhe Imran Fetai e shpëtoi Shkendijën nga humbja me një gol në minutën e 96-të të ndeshjes.
Skuadra tetovare kalon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa Sileksi dhe Ohri do të luajnë në gjysmëfinalen e dytë.
Ndeshja në „Stadiumin e Qytetit“ në Strugë ofroi një dramë të vërtetë dhe një luftë të madhe, ndërsa skuadra mysafire i shpëtoi humbjes dhe eliminimit, me gol në sekondat e fundit.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe menjëherë kaluan në ofensivë. Kërcënimi i parë serioz erdhi nëpërmjet Gledi Micit, i cili goditi traversën me një volej. Vetëm një minutë më vonë, Fall dhe Shabani kombinuan mirë në të majtë, pas së cilës senegalezi dërgoi një top të rrezikshëm në zonën e penalltisë. Fetai nuk reagoi mirë dhe topi arriti te Marjan Radeski në shtyllën e largët, i cili shënoi lehtësisht për 1-0 në minutën e 13-të.

Gjuajtja e parë drejt portës nga skuadra e Tetovës u bë vetëm në pjesën e dytë nëpërmjet Nzengue. Trajneri Jeton Beqiri futi në lojë kapitenin Besart Ibraimi, dhe golashënuesi më i mirë në futbollin e Maqedonisë, arriti të barazojë rezultatin kundër ish-klubit të tij në minutën e 74-të, pasi mori një top të shkëlqyer pas mbrojtjes vendase, nga Krasniqi (1-1).
Gëzimi i mysafirëve zgjati pak, pasi Struga Trim Lum kaloi sërish në epërsi në minutën e 82-të. Memetriza Hamza realizoi një kryevepër të vërtetë nga një goditje dënimi – megjithëse pozicioni ishte i pjerrët, ai kaloi murin e gjallë me efekt të shkëlqyer dhe shënoi direkt në cepin e portës së portierit Gaye për 2-1.

Deri në fund, Shkëndija bëri presion në përpjekje për t’u rikthyer në lojë, dhe shpërblimi erdhi në sekondat e fundit. Pas një goditjeje dënimi nga Krasniqi, Trumçi ia kaloi topin Imran Fetai-t, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar shifrat në 2-2 dhe duke e çuar ndeshjen në ekzektumimin e penalltive.
Në gjuajtjet e penalltive, Kompaoré dhe Ibraimi ishin të saktë, të ndjekur nga Hamza dhe Krasniqi. Së pari, Jevtovski humbi për Strugën, dhe Latifi, me shumë fat, shënoi. Maleski dhe Trumçi shënuan në periudhën pasuese, dhe në gjuajtjet e fundit, Bojku dhe Spahiu ishin të sigurt për fitoren përfundimtare të Shkëndijës me 5-4.





