Vendimet e Komitetit Disiplinor pran FFM-së

Komisioni Disiplinor shqyrtoi paraqitjet dhe raportet nga ndeshjet e zhvilluara në LPFM dhe mori disa vendime për masa disiplinore ndaj futbollistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve.

Futbollistëve të KF Bashkimi 1947, Gabriel Tenelepit i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në tre ndeshje, ndërsa Bilall Isenit dhe Besjan Aliut u është shqiptuar ndalesë për të luajtur në nga dy ndeshje.

Futbollistit të KF Bregalnica 2008, Metodi Maksimovit, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në një ndeshje.

Futbollistit të KF Shkëndija e Haraçinës, Enis Fazlagiçit, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në dy ndeshje.

Trajnerit të KF Shkupi 1927, Ismail Ferdit, i është shqiptuar ndalesë për të ushtruar detyrën në dy ndeshje, ndërsa Ivan Varadinoskit i është shqiptuar ndalesë për të ushtruar detyrën për një periudhë prej një muaji.

Futbollistit të FC Maqedonia GP 1932, Omer Sulejmanit, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në një ndeshje.

Njëkohësisht, Komisioni Disiplinor ka nisur procedurë disiplinore kundër Durim Hida, për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshjen KF Skopje – KF Bashkimi 1947.

Procedurë disiplinore është nisur edhe kundër përfaqësuesit të KF Bashkimi 1947, Ergin Sherifi, për shkak të një debati verbal dhe sjelljes së pahijshme me gjyqtarët në të njëjtën ndeshje.

Administratorit të COMET-it të KF Bashkimi 1947, Besim Mustafit, i është shqiptuar ndalesë për të ushtruar detyrën për një periudhë prej një muaji.

Futbollistit të KF Shkëndija, Islami Drilonit, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në një ndeshje.

Futbollistit të FC Detonit Plachkovitsa, Rifadof Asanit, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në dy ndeshje, ndërsa futbollistit të KF Vllaznimi Junior, Memedovski Bujamin, i është shqiptuar ndalesë për të luajtur në dy ndeshje.

Për shkak të organizimit të dobët, trazirave dhe ndërprerjes së ndeshjes FC Vardar – FC Aresimi, më KF Vardar i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 3.000 euro, si dhe masa ndalesë për praninë e publikut në një ndeshje vendëse.