Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendime për shkeljet disiplinore të kryera në garat vendase të futbollit.
KF Tikvesh 1930 është gjobitur me një gjobë prej 5,000 eurosh për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe hedhjes së sendeve në fushë gjatë ndeshjes Tikvesh 1930 – KF Shkëndija Haraçinë 77;
KF Struga Trim Lum është gjobitur me një gjobë prej 2,000 eurosh për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, d.m.th. mossigurimit të hapësirës së parkimit për ekipin mysafir dhe shënimit të pamjaftueshëm të vijave në fushën e lojës;
Futbollisti i KF Bellasica, Dimitrij Dimitrievski, është dënuar me ndalim të paraqitjes në një ndeshje për shkak të kartonit të dytë të verdhë ose të kuq
Futbollisti i KF AP Brera Strumicë, Zoran Ivanovski, dënohet gjithashtu me ndalim të paraqitjes në një ndeshje për shkak të kartonit të dytë të verdhë ose të kuq
Ndaj KF Shkëndija Haaçinë 77 po iniciohet procedurë disiplinore për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes me KF Arsimi, nga raundi i 4-të i Ligës së Parë të Futbollit, përkatësisht pranisë së personave të paautorizuar në lokalet zyrtare, përpjekjes për të sulmuar fizikisht gjyqtarin dhe hedhjes së sendeve në fushën e lojës.





