Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 15 vjeç humbi 0:1 nga Ukraina në ndeshjen e xhiros së 3-të të Turneut Zhvillimor të zhvilluar në Strumicë.
Mbrojtësi i Ukrainës, Danil Rosul, në minutën e 20-të shënoi golin e fitores për përfaqësuesen mike. Në përballjen e sotme kundër Ukrainës, përfaqësuesja jonë humbi dy mundësi të shkëlqyera për një rezultat pozitiv. Hari Papiq në minutën e 11-të dhe Muadini në minutën e 71-të patën rastet më të mira për gol. Papiqi gjuajti me kokë mbi portë nga një pozicion i shkëlqyer, ndërsa goditjen nën traversë të Muadinit e priti portieri i Ukrainës.
Në dy ndeshjet e mëparshme të turneut që organizuam në Strumicë, Maqedonia U-15, i udhëhequr nga trajneri Goran Georgievski, mundi Estoninë me rezultatin 1:0 dhe luajti 2:2 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.
MAQEDONI – UKRAINË 0:1 (0:1)
Stadiumi: Qendra stërvitore “Goran Pandev”, Strumicë
Golashënues: 0:1 Danil Rosul 20`
MAQEDONIA U-15 : Davor Grabulovski, Artan Ramadani (57` K. Arsovski), Stefan Petkovski (85` A. Vukelj), Maksim Meçkarovski (46` L. Ristov), Marko Martinovski (68` O. Elezi), Gabriel Fudarski Mitev (68` N. Jovanoviq), Stefan Shilkovski, Stefan Drndarovski (46` A. Baftijari), Hari Papiq (68` V. Grdanoski), Xhemal Alili (57` A. Simonovski), Anik Isufi (46` L. Fakiq);





