Vendimet e Komisionit Disiplinor pran FFM-së

– Torres Joaquin Eduardo, futbollisti i KF Vardar, ndëshkohet me pezullim prej 5 ndeshjeve, për shkak të një kartoni të kuq të marrë në ndeshjen e raundit të dytë në Ligën e Parë të Futbollit, midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndija.

– Anes Meliçi, futbollisti i FK Shkëndija, ndëshkohet me pezullim prej 3 ndeshjeve, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, respektivisht të kuq, në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Parë , midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndija.

– Rama Landrit, futbollisti i KF Struga Trim Lum, ndëshkohet me pezullim me nje ndeshjepër shkak të një kartoni të dytë të verdhë, ose të kuq, në ndeshjen e raundit të dytë në Ligën e Parë të Futbollit, midis ekipeve të FK Skopje dhe FK Struga Trim Lum

– KF Vardar dënohet me gjobë prej 1,000 eurosh, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga grupi i tifozëve "Komiti" në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Parë të Futbollit, midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndija.

– KF Bregalnica 2008 dënohet me gjobë prej 600 eurosh, për shkak të përdorimit të piroteknikës nga grupi i tifozëve të tyre në ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Parë, midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Bregalnica 2008.