Vendimet e Komitetit Disiplinor pran FFM-së

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendimet e mëposhtme:

Ronaldo Uebster, futbollist i KF Shkëndija, është pezulluar për tre ndeshje; 
Ilija Apostolovski, futbollisti i KF Vardar nga Negotina, dënohet me pezullim prej tre ndeshjesh;

Dino Miholov dhe Luka Bojaxhiev, lojtarë të KF Bregalnica 2008, dënohen me ndalim loje në një ndeshje, ndërsa Vllatko Kostov, kreu i stafit të trajnerëve të KF Bregalnica 2008, dënohet me ushtrimin e detyrës për një periudhë prej një muaji;

Arsim Lamalari dhe Iljaz Çilafi, lojtarë të KF Shkëndija Haraçinë 77, u dënuan me një ndeshje moslojë, ndërsa Mahir Ajruli me pesë ndeshje moslojë. Isufi Avdiramani, komisioner i sigurisë së KF Shkëndija Haraçinë, u dënua me një muaj moslojë;

Damjan Serafimov, lojtarë i KF Ohër, dhe Egzon Belica, lojtar i KF Rabotniçki, dënohen me një ndeshje moslojë. Shaban Suliman, trajner i KF Rabotniçki, dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit për një periudhë prej një muaji;

Komiteti Disiplinor ka nisur procedurë kundër KF Vardari, për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjen e xhiros së 31-të kundër KF Sileks. Gjithashtu është nisur procedurë disiplinore kundër KF Shkëndija për brohoritje të papërshtatshme nga grupi i tifozëve në ndeshjen e xhiros së 31-të kundër KF Struga Trim Lum;

Iniciohet procedurë kundër KF Bregalnica 2008 për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së xhiros së 28-të në Ligën e Dytë, kundër FK Shkëndija Haraçinë 77. Një procedurë disiplinore është iniciuar gjithashtu kundër KF Shkëndija Haraçinë 77 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe hyrjes së një anëtari të menaxhmentit në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër KF Bregalnica 2008;