Në mbledhjen e fundit të Komitetit Disiplinor pran FFM-së, u morën vendimet e mëposhtëm:
1. Futbollisti i KF Tikvesh 1930, Kamara Fode, është pezulluar për 3 ndeshje.
2. Dënohet me dy ndeshje mungesë futbollisti i KF Struga Trim Lum, Memetriza Hamza.
3. Lojtari i KF Shkëndija, Fabris Tamba, është dënuar me mungesë për dy ndeshje.
4. Lojtari i Ohrid Lihnidos, Ivan Gligorov, është pezulluar për katër ndeshje.
5. Lojtari i Ohrid Lihnidos, Blagoja Spirkoski, është i ndaluar të luajë në një ndeshje.
6. Lojtari i KF Skopje, Kristijan Nikollovski, është i ndaluar të luajë për katër ndeshje.
7. Komisari i Sigurisë i KF Pobeda nga Prilepi, Aleksandar Ilijeski, dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për një periudhë prej një muaji.
8. Përfaqësuesi i KF Golemo Konjari, Goranço Kasnioski, dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës për 1 muaj.
9. Një procedurë është iniciuar kundër lojtarit të KF Shkëndija, Imran Fetai, për sjellje josportive (thyerje e derës së zhveshjes) pas përfundimit të ndeshjes.
10. Ndaj shefit të stafit trajner të KF Shkëndija, Jeton Beqiri, po iniciohet procedurë disiplinore për shkak të sjelljes josportive (sulm verbal ndaj oficerëve të policisë nga Ministria e Brendshme) pas përfundimit të ndeshjes.
11. Ndaj KF Tikvesh është ngritur procedurë disiplinore për përdorim dhe hedhje të mjeteve piroteknike dhe për shfaqjen e një banderole me përmbajtje fyese.





