Maqedonia me fitore bindëse në duelin kundër San Marinos

Përfaqësuesja e Maqedonisë për vajyat nën 16 vjeç, e hapi me triumf paraqitjen e saj në turneun zhvillimor të UEFA-s, që u mbajt në Strumicë.

Të përygjedhurat e trajneres Katerina Mileska mposhti ekipin kombëtar të San Marinos me rezultatin 5:0.

Serinë e golave ​​në ndeshjen që u luajt në fushën e Qendrës Stërvitore Goran Pandev e hapi Hristina Jordanova në minutën e 30-të.

Katër minuta më vonë, Jordanova shënoi përsëri, duke e çuar epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e parafundit të pjesës së parë, Tamara Atanasovska i dha Maqedonisë epërsinë 3:0.

Pas vetëm tre minutash lojë në pjesën e dytë, Anja Karanfilovska shënoi gol për epërsi 4:0, ndërsa goli i Ana Marija Velevaçkoskës në minutën e 69-të e çoi rezultatin në 5:0.

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të përballet me Andorrën në raundin e dytë dhe ndeshja është caktuar për 8 maj, në orën 12:00 dhe do të luhet në stadiumin në kompleksin Goran Pandev.