Vendimet e Komisionit Disiplinor!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Disiplinor pranë FFM-së janë shqiptuar dënimet për futbollistët, trajnerët dhe anëtarët e shtabeve profesionale të klubeve nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë e Futbollit të Maqedonisë.

Futbollistit të Bashkimit, Rexhep Murati, për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Vardarit i shqiptohet ndalim paraqitjeje në katër ndeshje

Trajnerit të KF Bashkimit, Imeri Flurim, për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Vardarit i shqiptohet ndalim për ushtrimin e funksionit në kohëzgjatje prej 1 muaji

Muarem Muaremit nga KF Rabotniçki, për përjashtimin në ndeshjen e javës së 19-të në LPFM kundër AP Brerës, i është shqiptuar ndalim për ushtrimin e funksionit në kohëzgjatje prej një muaji. Dënim identik ka marrë edhe trajneri i portierëve të FC Rabotniçki, Matej Milenkov, i cili gjithashtu u përjashtua në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë.

Futbollistit të Rabotniçkit, Nikola Pejoviq, për kartonin e kuq në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Shkëndijës së Haraçinës, i ndalohet paraqitja në një (1) ndeshje

Futbollistit të KF Sloga 1934 Vinica, Laze Giçev, për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë mes KFSloga 1934 Vinica dhe KF Shkupit, i shqiptohet ndalim paraqitjeje në dy (2) ndeshje

Romeo Koçoskit nga KF Ohrid Lihnidos, i përjashtuar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër KF Vardarit, i shqiptohet ndalim për ushtrimin e funksionit në kohëzgjatje prej 1 muaji

Futbollistit të KF Ohrid Lihnidos, David Mateski, i përjashtuar në të njëjtën ndeshje të Kupës së Maqedonisë, i shqiptohet ndalim paraqitjeje në një (1) ndeshje

Futbollistit të KF Belasicës, Goran Tomoski, i përjashtuar në ndeshjen e javës së 16‑të kundër KF Ohrid Lihnidos, i shqiptohet ndalim paraqitjeje në një (1) ndeshje