Maqedonia U18 pësoi disfatë nga Bullgaria në sfidën e parë kontrolluese në Strumicë

Përfaqësuesja e Maqedonisë nën 18 vjetë, pësoi disfatë 1:2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje miqësore të luajtur në Strumicë. Maqedonia U18 kishte epërsi 1:0 në pjesën e parë, kundërshtari shfrytëzoi dy rastet e tij në kohën shtesë dhe iu gëzua fitores.

Në minutën e 17-të, Maqedonia siguroi epërsinë me një gol të Flori Ilazi. Aksionin e nisi Roci, pastaj Hoxha shënoi me kokë, dhe Ilazi e çoi topin në rrjetën kundërshtare.

Pas një ore lojë, Bullgaria barazoi në 1:1. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtja e Maqedonisë U18 reagoi dobët në mbrojtje, dhe goli u shënua nga Dimitar Mrankov. Në minutën e 73-të, përsëri Maqedonia u18 nuk ishte mjaftueshëm e përqendruar në mbrojtje dhe përsëri pas një rikuperimi i lejuan Bullgarisë që të kalojë në epërsi 2:1. Martin Pejçev ishte shënuesi i golit të dytë për Bullgarinë. Në fund të ndeshjes, ekipi i Dimitar Kapinkovskit pati disa përpjekje për të barazuar, por pa rezultat.

Maqedonia U18: 1. Trajkov Aleksandar, 2. Roci Alban, 4. Varoshanoski Luka, 5. Dimovski Andrej, 9. Hoxha Ditmir, 10. Angelevski David, 11. Mrmaçovski Jovan, 14. Ilazi Flori, 18. Velkov Bojan, 20. Таnçev Ivan 23. Sekirski Stefan.

12. Trajkovski Antonij, 3. Stamatoski Stefan, 6. Zhak Loren 7. Buçevski Damjan, 8. Taleski Gabriel, 13. Markovski Pavel, 15. Ramadani Muaz, 16. Misajlovski Slavço, 17. Osmani Florent, 14. Ceka Nazif, 26. Sejmenov Matej.

Bullgaria U18: 1. Ognyan Vladimirov, 3. Alex Tunchev, 6. Teodor Gjurov, 7. Emilian Gogev, 8. Radostin Stoilov, 14. Martin Pejchev, 16. Emanuel Njagolov, 18. Georgi Angelov, 19. Mo.2, Pulev;

12. Preslav Stojanov, 2. Borislav Stoichkov, 4. Radoslav Palazov, 5. Daniel Kirilov, 9. Dimitar Mrankov, 10. Venislav Mihajlov, 11. Kristijan Mihajlov, 13. Nikola Genchev, 15. Bozhidarrumov1.2Hristov, 15. Kiçukov;

Të dy skuadrat do të luajnë ndeshjen e dytë miqësore kundër njëra-tjetrës të shtunën në Petriç të Bullgarisë.