Ohrid Lihnidos dhe Shkëndija e Haraçinës u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në futboll
Lideri i Ligës së Dytë, Ohër Lihnidos, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive e eliminoi fituesin e trofeut të vitit të kaluar, Vardarin.
Fituesi u vendos pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, pasi pas 90 minutave lojë rezultati ishte 1:1
Vardari kaloi në epërsi me golin e Boban Nikollovit në minutën e 60-të të ndeshjes, ndërsa David Mateski në momentet e fundit arriti ta mposhtë portierin kundërshtar dhe ta barazojë rezultatin.
Momenti kyç në serinë e penalltive ishte ndërhyrja e portierit mysafir Damjan Serafimov, i cili arriti ta ndalë goditjen e Dimitar Danevit, ndërsa penalltinë vendimtare për ohrianët e realizoi Darko Ilieski.

Në çerekfinalen e dytë që u zhvillua sot, u regjistrua edhe një tjetër fitore e një skuadre nga Liga e Dytë e Maqedonisë.
Shkëndija e Haraçinës, e cila ishte nikoqire në Kumanovë, e mposhti Rabotniçkin me rezultatin 3:1.
Serinë e golave e hapi Dario Desniç në minutën e 40-të. Pas saktësisht një ore lojë, Nikollçe Sharkoski e rriti epërsinë në 2:0. Në minutën e 64-të, Besir Demiri shënoi golin e vetëm për Rabotniçkin, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1 e vulosi Zani Nazifi në minutën e 85-të.
Nesër në Kratovë, Detonit Plaçkovica do të jetë nikoqir i Sileksit, ndërsa dueli mes Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës do të zhvillohet më 18 mars.





