Goli i Azer Omeragiçit,i mjaftoi Vardarit për fitoren ndaj Maqedonisë Gj.P.

Me golin e Azer Omeragiçit në minutën e 52-të ndeshjes skuadra e Vardarit, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit vendas, në Arenën "Todor Proeski" festoi në përballjen kundër Maqedonija GJP.

Ndeshja mund të vlerësohet si mesatare, veçanërisht nga Vardari, i cili ka treguar me shumë në ndeshjet e kaluara. Momenti vendimtar i ndeshjes qe gabimi katastrofik i mbrojtjes mysafire në fillim të pjesës së dytë. Pecov, në një përpjekje për të larguar topin me kokë deri te portieri Danev nga krahu i djathtë, e dërgoi topin me kokë te portieri Jankov, i cili reagoi ngathët. Topi i ra nga duart dhe ai e humbi për pak kohë nga sytë, por Azer Omeragiç i vëmendshëm ishte në vendin e duhur. Vetëm me një lëvizje, e dërgoi në portën e zbrazët dhe ja sjellë epërsinë për ekipit vendas.

Më herët, Maqedonija Gj.P pati një rast të mirë për të kaluar në epërsi në pjesën e parë. Pas asistit të Hristov në minutën e 7-të, Guerrero gjuajti nga një pozicion i mirë, por drejt te portieri Taleski.

Pasi pësoi golin, Makedonija Gj.P u përpoq të bënte diçka më shumë përpara portës kundërshtare. Kishte disa gjysmë-raste, por asnjë kërcënim serioz. Në momentet e fundit, Clinton doli i vetëm përballë Taleskit, por gjuajti mbi portë, dhe gjithsesi u anulua pozicion jashtë loje.