Në ndeshjen e fundit të xhiros së këtij sezoni në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), Pelisteri do të përballet me Bashkimin. Ekipi ngai Manastiri do të kërkojë fitoren e parë kundër këtij kundërshtari, pasi humbi dy ndeshjet e mëparshme këtë sezon. Mbrojtësi i mysafirëve, Borjan Panovski, beson se kjo ndeshje nuk ka një imperativ rezultati dhe se shansi që do të kenë lojtarët me më pak kohë loje është një paralajmërim i shkëlqyer për një ndeshje me shumë gola.
"Është një ndeshje që nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për ekipin tonë. Shpresojmë që në këtë ndeshje lojtarët më të rinj, të cilët janë e ardhmja e klubit, do të marrin më shumë kohë loje. Për fat të mirë, ky duel nuk vendos asgjë as për Pelisterin, kështu që janë përmbushur të gjitha parakushtet për një futboll efikas dhe të hapur. Pas kësaj ndeshjeje, të gjithë po shkojmë në një pushim të merituar pas këtij sezoni të gjatë, të vështirë, por për ne jashtëzakonisht të suksesshëm", tha Borjan Panovski.
Në 10 ndeshjet e deritanishme, Pelisteri ka regjistruar 5 fitore, Bashkimi ka triumfuar 4 herë (duke përfshirë të dy sukseset e këtij sezoni), ndërsa vetëm një duel ka përfunduar me barazim.
Ndeshja midis Pelisterit dhe Bashkimit do të luhet sot në stadiumin “Petar Miloshevski” në Manastir, me fillim nga ora 16:30.





