Bashkimi dhe Makedonija Gj.P. ndanë pikët në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, në të cilën të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Vendasit ishin të parët që kërcënuan, nëpërmjet Sofijanoski-t dhe Guerrero-s, ndërsa në anën tjetër, Jankov bëri një pritje të shkëlqyer pas përpjekjeve të Memedi-t, Simonovski-t dhe Avornio-s. Futbollistët e Makedonija Gj.P. kishin një rast të madh në minutën e 24-të, kur Guerrero nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetën e mysafirëve nga vetëm dy metra. Tallakov u kërcënua nga 16 metra, por Stojanovski shkëlqeu në portën e Bashkimit.
Kapiteni i Bashkimit, Armend Alimi, pati dy tentime nga 16 metra, por asnjëra nuk paraqiti rrezik serioz për portierin Jankov.

Që në aksionin e parë të pjesës së dytë, Simonovski bllokoi Jankovin gjatë gjuajtjes së topit, pas së cilës Avornio ishte preciz nga 7 metra dhe shënoi gol për epërsinë 1-0.
Në vazhdim Bashkimi, i kënaqur me rezultatin, u tërhoq në gjysmën e vet dhe priti rastin e tij nga kundërsulmet. Zuka dërgoi një gjuajtje të fortë nga 20 metra, por Jankov e drejton në rrivënie nga këndi.
Ekipi vendas kaloi në kërkim të barazimit. Fillimisht ishte gjuajtja e Stoilovit, e cila përfundoi aty ku takohen traversa dhe shtylla, dhe më pas Pecov, pak me ndihmën e portierit mysafir, barazoi shifrat në 1-1.
Në minutat e fundit, Bashkimi dhe Makedonija Gj.P. patën një shans për të marrë tre pikët. Alimi gjuajti nga 16 metra, por jo aq fort sa për të mposhtur Jankovin. Dhe në kohën shtesë, Markoski pati shansin më të mirë për të fituar takimin, por goditja e tij përfundoi disa centimetra larg portës së Bashkimit.





