Fitorja e Struga Trim Lumit thellon krizën e Shkupit!

Skuadra e Struga Trim Lumit regjistroi fitoren 2-1 ndaj KF Shkupit, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për më shumë se 40 minuta. Në ndeshjen e luajtur në Strugë, vendasit fillimisht u kërcënuan përmes Maleskit, përpara se Muharemi të kërcënonte portën e Angeletit. Presioni i vendasve vazhdoi me dy raste identike, Mici dhe Diake krosuan në zonnë e rrezikut, por sulmuesit Maleski dhe Hamza e çuan topin me kokë mbi portë.

Në aksionin tjetër, Struga Trim Lum kaloi në epërsi. Arbi Vosha krosoi nga e djathta, dhe Kompaoré shënoi nga afër për 1-0.

Struga Trim Lum pati dy raste të tjera për të shënuar golin e dytë me anë të Maleskit, por portieri i Shkupit, Grote, ishte në nivelin e detyrës. Në aksionin e fundit të pjesës së parë, gjatë një kundërsulmi të shpejtë nga KF Shkupi, Hajvali nuk arriti ta mposhtë portierin vendas Angeleti nga 5 metra.

Në fillim të pjesës së dytë, KF Shkupi u shpërblye me penallti dhe karton të kuqi për Diaken, pasi u konsultua sistemi "VAR". Suhel Muharrem ishte ekzekutuesi i sigurt, i cili e dërgoi topin në njërën anë dhe portierin në tjetrën, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Gjatë kësaj periudhe, Shkupi kërkonte edhe golin e dytë, por përpjekja e Mehmetit u bllokua nga portieri Angeletti.

Penalltia erdhi shpejt në anën tjetër, kur mbrojtësi i Shkupit luajti me dorë në zonën e penalltisë dhe gjyqtari pa hezitim tregoi në pikën e bardhë. Ekzekutuesi i sigurt ishte përsëri Kompaoré, i cili shënoi golin e tij të 10-të të sezonit dhe e riktheu avantazhin e Strugës TL në 2-1.

Deri në fund regjistruam edhe disa tentime nga Bojku dhe Shabani, por nuk arritën që të ndryshojnë rezultatin përfundimtar.