Bregallnica e Shtipit fitoi tri pikët si mysafir në Strumicë, ndërsa Skopje festoi në ndeshjen kundër rivalit të tyre të drejtpërdrejtë për vendin e parë në Ligën e Dytë.
Në derbin e fqinjëve, Bregallnica e mposhti Bellasicën me rezultatin 1:0 në Strumicë, dhe ndeshja u vendos në minutën e 80-të me gol të Dino Miholov.
Me këtë fitore, skuadra nga Shtipi e konsolidoi pozicionin e tij në vendin e parë të tabelës dhe tre raunde para përfundimit të kampionatit ka dy pikë më shumë se Skopje.

Një derbi i vërtetë u luajt edhe në stadiumin në Zhelezarë, ku Skopje priti konkurrentin e drejtpërdrejtë për krye të tabelës, skuadrën e Ohrid Lihnidosit.
Në këtë ndeshje, fituesi u vendos vetëm nga një gol, dhe triumfi i Skopjes u sigurua nga Merdian Ramadani, i cili në minutën e dhjetë bëri më të mirën e tij në zonën e penalltisë së kundërshtarit dhe, pas një reagimi të dobët nga portierit mzsafirë, Damjan Serafimov, e dërgoi topin në rrjetën e mysafirëve.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Stojançe Stojanov, me të drejtë nxori tri kartonë të kuq. Ndeshja përfundoi para kohe për Kristijan Nikolovskin nga Skopje, si dhe për lojtarët mysafirë Blagoja Spirkovski dhe Ivan Gligorov.

Shkëndija e Haraçinës shënoi një fitore bindëse 8:2 kundër Vardar Negotino. Vlladimir Zhoglev dhe Hristijan Dimov shënuan nga dy gola, ndërsa Zani Nasifi, Destan Adili, Alen Jasharoski dhe Suhejb Rushiti shënuan nga një herë. Golat për mysafirët nga Negotino ishin vepër e Aleks Gorgioskit dhe Rade Rajçinovski.
Raundi i njëzet e shtatë i Ligës së Dytë u shënua me fitore për mysafirët. Kozhuvi në Koçani shënoi fitore 1:0 ndaj Osogovës, Teteksi mundi Pobedën në Prilep me 3:0, dhe Novaci regjistroi një fitore 2:0 në duelin kundër Sllogës në Vinicë.

Rrjetat mbeten të paprekura në ndeshjen Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa. Raundi kompletohet nesër me duelin Golemo Konjari – Prespa.
Me tre xhiro të mbetura në Ligën e Dytë, Bregallnica ka 64 pikë, dy më shumë se Shkëndija e Haracinës dhe Skopje, ndërsa Ohri tani është i katërti me 59.
Shumë larg katërshes kryesuese është Bellasica me 52 pikë, dhe e gjashta është Osogova me 50.






