Shkëndija ka shënuar një nismë perfekte të sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, pasi mposhti Bregallnicën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e fundit të raundit të tretë në Ligën e Parë të Futbollit.
Të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë, dhe trajneri i Shkëndijës, Artim Polozhani, ua dha të gjitha meritat lojtarëve.
"Dua t'i përgëzoj lojtarët, sepse ata janë më të merituarit për këtë triumf. Nuk është e lehtë të arrish fitoren, kur vetëm tre ditë më parë kishe një ndeshje të vështirë në Evropë. Por ne ishim të organizuar, krijuam raste dhe shënuam gola, edhe pse kundërshtari priti dhe luajti në të tretën e tij të fushës për pjesën më të madhe të ndeshjes", tha Artim Pollozhani.

Trajneri i Bregallnicës, Nikolla Kuzmanov, nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por realiteti është se skuadra e tij luajti kundër një rivali të fortë.
"Shkëndija ishte ekipi më i mirë dhe duhet t'i përgëzojmë. Ndoshta vendimi i penalltisë për ne do të kishte ndryshuar diçka në rezultat në atë moment, por në përgjithësi luajtëm brenda mundësive tona. Megjithatë, në tre raundet e para luajtëm kundër dy ekipeve më të mira në ligë, Vardarit dhe Shkëndijës", vuri në dukje strategu i Bregallnicës.





