Pëerfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pësoi disfatë në Stamboll, pasi Turqia fitoi bindshëm me 4-0, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin Shukru Saraçogllu. ] Vendasit ishin kundërshtari më i mirë gjatë gjithë 90 minutave dhe, me një qasje agresive që nga fillimi, hapën rrugën drejt fitores.
Paralajmërimi erdhi në sekondat e para kur Çan Uzun goditi traversën, dhe vetëm pak çaste më vonë Turqia hapi rezultatin. Pas një gjuajtjeje të mirë nga e djathta, Orkun Kokçu e gjeti veten në vendin e duhur dhe e dërgoi topin përtej Stole Dimitrievskit.

Maqedonia u përpoq të kundërsulmonte me anë të Jani Atanasovit, gjuajtja e të cilit shkoi jashtë shtyllës, por skuadra turke goditi shpejt përsëri. Këtë herë Çan Uzun shënoi me një gjuajtje të saktë nga distanca për një epërsi 2-0.
Në pjesën e parë, vendasit vazhduan të diktonin ritmin, ndërsa rastin më të mirë për Maqedoninë e humbi Ezgjan Alioski. Pas një aksioni të shkëlqyer ku u përfshinë Elmas dhe Miovski, mbrojtësi i majtë gjuajti nga afër, por Altaj Bajindir bëri një ndërhyrje të shkëlqyer për të parandaluar zvogëlimin e epërsisë së vendasve.

Turqia vazhdoi me lojën ofensive në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tretë në minutën e 53-të. Pas një asisti nga Çan Uzun, Deniz Gul ishte më i miri në zonë dhe shënoi me kokë për ta çuar rezultatin në 3-0.
Rezultati përfundimtar u vendos rreth njëzet minuta para përfundimit. Pas një aksioni të bukur nga kombëtarja turke, Kahveci asistoi deri te Jillmazi, i cili dërgoi topin në rrjetën e Maqedonisë për 4-0.
Në fund të ndeshjës loja ishte më e qetë dhe me ritëm më të ngadalsuar. Turqia ruajti në mënyrë rutinore epërsinë e saj të lartë, ndërsa Maqedonia nuk arriti të gjente një përgjigje ndaj vendasve entuziastë dhe e përfundoi ndeshjen me humbje.
TURQI – MAQEDONI 4-0 (2-0)
Stadiumi “Shukru Saraçoglu” në Stamboll. Arbitri: Jose Luis Munuera (Spanjë). Golashënuesit: Kokçu 2′, Uzun 16′, Gul 53′, Jilmaz 70′ (Turqi). Kartoni i verdhë: Fetai (Maqedoni).
TURQI: Bajindir (62′ Sengezer), Muldur (88′ Çalhanoglu), Kabak (46′ Akajdin), Sojunçu (62′ Demiral), Elmali (27′ Çelik), Ozçan (62′ Tikmaz), Kokçu (46′ Ajhan), Akgun (46′ Kahveçi), Uzun (2′), Gyler (62′) Jilmaz).
MAQEDONI: Dimitrievski (66′ Taleski), Despotovski (46′ Musliu), Zajkov (46′ Serafimov), Vellkovski (46′ Čurlinov), Fetai (46′ Manev), Alioski (66′ Nikollov), Atanasov (46′ Emini), Elezi (66′ Dodev), Elmas (74 Rastoder) Miovski (46 Ristovski), Omeragiç (66′ Alomeroviç).





