Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P. me fitore dyshifrore, eliminimi i Brerës në Ohër

Gjashtë ekipe dihet se do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Maqedonisë.

Befasia më e madhe erdhi nga skuadra e kategorisë së dytë, Ohridi, e cila eliminoi Brerën, pas ekzekutimit të penalltive. Pas 90 minutash lojë në stadiumin "Biljanini Izvori", rezultati ishte 1:1, dhe vendasit ishin më të suksesshëm në gjuajtjen e penalltive.

Fitoren më bindëse e shënoi Rabotniçki, i cili triumfoi 16:0 në transfertë kundër Karbincit.

Lojtarët e Makedonija GJ.P. shënuan dy gola më pak në ndeshjen kundër Lubotenit, ndërsa Sileksi mposhti Eurotip Online me rezultatin 7:1 si mysafirë.

Detonit Plachkovica regjistroi fitore 4:1 në duelin me Bashkimin 2008, ndërsa në ndeshjen e fundit të programit të sotëm, Bregalnica nga Shtipi eliminoi Pobedën nga Vallandova me rezultatin 6:0.

Ndeshja Belasica - Arsimi do të luhet të mërkurën në orën 16:00, ndërsa raundi i parë eliminator do të përfundojë muajin e ardhshëm.

Më 2 shtator do të luhet ndeshja Shkëndija Haraçinë – Kamenica Sasa, ndërsa në ditën e tretë të programit do të luhen duelet: Pçinja – Novaci dhe Teteksi - Pelisteri.

Më 9 shtator, Pobeda nga Prilepi pret ekipin e Ligës së Parë , KF Bashkimi, ndërsa të nesërmen do të luhen ndeshjet SKopje - Tikveshi, Kozhufi – Shkupi dhe Jeni Maale Sport – Shkëndija.

 

KUPA E MAQEDONISË – 1/16 FINALE

BASHKIMI – DETONIT PLAÇKOVIÇA 1:4

Albim Jashari 28 – Stefan Filipovski 19, Aleksandar Smilkov 26, Harun Limanov 69, Slavço Janev 90+3

KARBINCI – RABOTNIÇKI 0:16

Teodor Nikolovski 7, 63, Damario Dalei 18, 40, Besir Demiri 20, Jasmin Mecinoviç 22, Florian Kadriu 25, Xhelil Asani 28, 61, Matej Angelov 43, Dashmir Elezi 45, Jovan Boshnakov 46, Hoxha 26, 90

EUROTIP ONLINE – SILEKS 1:7

Antonio Marçevski 58 – Omar Beroviç 4, Adi Aliç 65, Miljan Govedarica 72, 74, Aldin Hrvanoviç 82, 84, 88

POBEDA – BREGALNICA SHTIP 0:6

Ilija Madevski 17 (ag), Husein Demiri 21, Riste Temelkov 53, David Kalpaçki 67, Branimir Ivanov 79, Darijan Tasev 81

LUBOTENI – MAKEDONIJA GJ.P. 0:14

Simeon Hristov 8, 35, 43, Ali Adem 14, 84, Kire Markovski 27, 60, Martin Xhangarovski 28, Muhamed Elmas 31, Martin Talakov 56, 70, Jose Estupinan 63, Kire Ristevski 68, Mirsad Ramiç

OHRIDI – BRERA 1:1 (5:3 në penallti)

Ivan Gligorov 74 – Mario Mitev 3