Rabotniçki arkëtoi tri pikë të rëndësishme në Strugë

Rabotniçki arriti një fitore të madhe në transfertë kundër Struga Trum Lum, pran rezultatit 1-2. Ky është triumfi i gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit për ekipin e Muarem Muarem, i cili tani ka një shans premtues për mbijetesë në elitë.

Ekipi vendas u kanos që në fillim të takimit, Maleski dhe Hamza u kërcënuan, por portieri Fabris Ondoa dhe mbrojtja e Rabotniçkit i rezistuan sulmit fillestar.

Më vonë, në sulmin e parë serioz të Rabotniçkit, mysafirët kaluan në epërsi. Topi erdhi në anën e djathtë te Jovan Popzlatanov, i cili, duke dashur të krosonte, gjuajti drejtpërdrejt drejt portës, portieri Angeletti reagoi me dëshpërim dhe topi përfundoi në rrjetë. Ishte minuta e 14-të e ndeshjes.

Struga Trim Lum vazhdoi që të sulmojë edhe pas golit të pranuar. Në minutën e 34-të, Arbi Vosha depërtoi në krahun e djathtë, gjuajti fuqishëm dhe goditi shtyllën.

Para përfundimit të pjesës së parë, një tjetër shans i shkëlqyer për Struga Trim Lum. Pas një krosi nga krahu i majtë, Radeski e dërgoi topin me kokë poshtë për Maleskin, i cili dërgoi një vole nga pesë metra, por Ondoa pati një reagim fenomenal dhe arriti të devijojë topin.

Struga Trim Lum barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. Një penallti u akordua për ekipin vendas pasi Pejović luajti me dorë në zonën e penalltisë, dhe golashënuesi i sigurt ishte Hristijan Maleski në minutën e 49-të.

Katër minuta më vonë, Jevtoski u kërcënua duke gjuajtur nga krahu i djathtë, por portieri Ondoa ishte në novel të detyrës.

Në minutën e 64-të, Rabotniçki pati një rast të shkëlqyer. Demiri luajti me Merxhanin, ai gjuajti në zonën e penalltisë, dhe Fall shpëtoi një gol të sigurt.

Struga Trim Lum mund të kishte kaluar në epërsi në minutën e 78-të. Maleski nga e djathta krijoi një shans për Besmir Bojkun, por ky i fundit nuk arrin që të shlënojë në portën e zbrazët. .

Dhe pastaj erdhi penalltia. Në minutën e 85-të, një kundërsulm i shpejtë nga Hoxha, i cili gjuajti, Angeletti priti, dhe më pas topi u kthye nga rrëmuja në zonë tek Ariton Mehmedi i cili shënoi për 1-2. Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Rabotniçkit.