Rabotçki synon suksesin në transfertën ndaj Strugës

Rabotçki kishte katër fitore në pesë ndeshjet e fundit para pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, duke rritur shpresat për mbijetesë në elitë pas pjesës së parë dëshpëruese të sezonit. Ekipi i Muarem Muaremit tani dëshiron të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe shpreson se mund të arrijë një tjetër sukses në transfertën e sotme ndaj Struga Trim Lum.

„Struga Trim Lum është një nga ekipet më të mira në ligë dhe kjo do të jetë një sfidë e madhe për ne. Por, jemi të përgatitur. Gjatë dy javëve të fundit kemi punuar shumë dhe duam të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, sepse e kemi gjetur formën që dëshironim për pjesën përfundimtare të kampionatit. Ende jemi në një pozitë të pafavorshme dhe duhet të fitojmë pikë në çdo ndeshje. Shpresoj se do të luajmë mirë në Strugë dhe se në fund do të shpërblehemi për këtë“, deklaroi ndërkombëtari holandez Justin Krantove, mbrojtës i Rabotçkit.

Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Rabotçkit është e fundit e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të Futbollit dhe është caktuar të zhvillohet nga ora 15:30 në Stadiumin e Qytetit në Strugë.