Në derbin e javës së 23-të në Ligën e Dytë të Futbollit, Bregalnica mposhti Skopjen me rezultatin 1:0 si mysafir dhe me këto tre pikë mbeti në garë për të fituar pozicionin e parë që sjell vendosje direkte në klubin elitar të futbollit në Maqedoni.
Ndeshja u vendos në minutën e 41-të kur Nikola Taleski arriti të mposhtë portierin kundërshtar.

Ohrid Lihnidos shfrytëzoi humbjen e Skopjes dhe shënoi fitore para tifozëve të vet kundër Novacit me rezultatin 3:0. Antonio Kallanoski hapi rezultatin në minutën e 31-të. Në minutën e 55-të, Dimitrij Dimitrievski ngriti epërsinë në 2:0, ndërsa Ivan Gligorov vendosi rezultatin përfundimtar me një gol të shënuar në minutën e 65-të.
Shkëndija e Haraçinës gjithashtu fitoi tre pikë të rëndësishme në betejën për kualifikim në LPFM pas fitores 2:0 kundër Teteksit. Golat u shënuan nga Martin Raduloviç Veliçkoviç, i cili shënoi golin e tij në minutën e shtatë dhe të katërt të kohës shtesë në pjesën e parë.

Slloga Vinica triumfoi në shtëpi ndaj Pobeda Prilepit me 4:2, Detonit Plaçkovica festoi ndaj Kozhufit me 3:2, ndërsa Kamenica Sasa regjistroi një fitore si mysafirë 4:1 në duelin kundër Prespës.
E vetmja ndeshja ku rrjetat mbetën të paprekura ishte në ndeshjen midis Bellasicës dhe Osogovës, ndërsa kjo javlë e futbollit në Ligën e Dytë do të kompletohet me ndeshjen midis Golemo Konjarit dhe Vardar Negotino.

Pas ndeshjeve të sotme, Ohri, Bregalnica e Shtipit dhe Shkëndija e Haraçinës janë në tre pozicionet e para me nga 52 pikë secila, ndërsa Skopje tani është i katërti me 50.
Këto janë ekipet që mbeten në garë për vendin e parë, ndërsa Bellasica e vendit të pestë ka 45 pikë.






