Komiteti i Garave i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shpallur orarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.
Beteja për hyrje në elitën e futbollit në Maqedoni fillon më 15 gusht, dhe pjesa e parë e kampionatit përfundon më 21 nëntor.
Sipas kalendarit të garave, pjesa e dytë e sezonit fillon më 20 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë deri më 22 maj.






