Përfaqësuesja U19 u mposht në ndeshjen me Luksemburgun

Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë U19 pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë miqësore me përfaqësuesen e Luksemburgut.

Sonte, të përzgjedhurit e trajnerit Dimitar Kapinkovski u mposhtën me rezultatin 4:1. Golashënuesi i vetëm për Maqedoninë ishte Jordan Damevski, ndërsa golat për vendasit u shënuan nga Aman Çoçoui, Rolo De Kastro, Velter dhe Polfer.

Në duelin e parë, i cili u zhvillua të mërkurën, Luksemburgu fitoi 1:0

Ndeshjet miqësore me Luksemburgun janë pjesë e përgatitjeve të ekipit kombëtar për paraqitjen në Ligën B të kualifikimeve për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

Maqedonia është pjesë e Grupit B5, ku marrin pjesë edhe përfaqësueset e Zvicrës, Irlandës së Veriut dhe Maltës, ndërsa turneu do të zhvillohet nga 11 deri më 17 nëntor në Strumicë.